Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës para finales me Turqinë: Pas jush është një komb i tërë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në futboll, dy ditë para se futbollistët ta luajnë ndeshjen finale të plejofit për Botërorin 2026.

Kosova do të përballet me Turqinë të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kurti u ka thënë futbollistëve të Kosovës se ata e kanë mundësinë ta vendosin Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit.

“Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë njerëzimit. Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë. Janë tifozët në stadium, janë familjet tuaja, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë. Dhe mos harroni besimin për fitore në këtë finale e keni ndërtuar ju si ekip, me trajnerin dhe gjithë stafin udhëheqës dhe mbështetës”, ka thënë Kurti, përmes njoftimit nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *