Kur paraja nuk kryen punë, ky është dallimi i madh i vlerës së lojtarëve ndërmjet Cityt dhe Chelseat

Chelsea është kampioni më i ri i Evropës pasi të shtunën e mposhtën Manchester Cityn me rezultat 1-0 në finalen e garës më prestigjoze evropiane, Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ka shpenzuar mbi 800 milionë euro për transferime të lojtarëve me qëllim që të arrihet deri tek trofeu i Uefa Champions League por që ky objektiv nuk është arritur ende dhe Chelsea ishte skuadra që ia shtyu edhe për një sezon tjetër.

Skuadra e Manchester City vlerësohet si skuadra më e shtrenjët në mesin e top skuadrave evropiane. Klubi nënshkroi me lojtarët më të shtrenjtë në pesë vitet e fundit dhe vlera e tyre arrin në 1.16 miliardë funte. Man City tashmë është renditur në mesin e klubeve më të pasura të futbollit në botë.

Chelsea nga ana tjetër ka një vlerë prej 760 milionë euro por që nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel kjo skuadër tregoi se jo gjithmonë milionat milionat e shpenzuara sjellin suksesin e dëshiruar.

Pra, dallimi në vlerën e këtyre dy skuadrave është mjaftë i madh, por që trofeu i Ligës së Kampionëve përfundoi në duart e “Bluve” të Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *