Bokseri nga Juniku, Robin Haxhi Krasniqi, i cili u shpall kampion i botës në WBA dhe kampion i botës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, është kthyer në Kosovë.
Krasniqi arriti të shpallej kampion i botës në këto kategori pas triumfit ndaj Dominic Boeselit ditë më parë.
Sonte, në “Kanal10”, Krasniqi ka folur për datën e përballjes së tij të ardhshme.
“Janë opsione tjera tani për me mbrojtë titullin, nuk besoj se do të ndodhë në janar, jam harxhuar gjatë tërë vitit, kam bërë përgatitje maksimale”, deklaroi Krasniqi, përcjell “Zeri.info”.
“Duhet një kohë për trupin të pushojë. Kur të jepet një datë për përballjen e re, dua përgatitje prej tre apo katër muaj”, shtoi ai.