“Kuqezinjtë” sonte presin Anglinë, synojnë fitoren

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës në shtëpi ndaj Anglisë.

“Kuq e Zinjtë” e kanë siguruar pjesëmarrjen në play-offin e Botërorit megjithatë me një fitore befasuese në Tiranë, do të ngritëshin në vazon e dytë.

Kuptohet, sfida nuk do të jetë aspak e lehtë, shkaku që Anglia jo vetëm që nuk di për humbje në këto kualifikuese, por as nuk ka pësuar gol.

Përballja e zjarrtë mes Shqipërisë dhe “Tre Luanëve” do të zhvillohet në “Air Albania”, me fillim nga ora 18:00.

Kujtojmë, Anglia është lideri i grupit K me 21 pikë në shtatë ndeshje derisa Shqipëria renditet e dyta me 14 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *