Kuqezinjtë ‘pushtojnë’ Gjermaninë, Metroja në Dyseldorf zbukurohet me flamujt shqiptarë

Që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimin e këtij viti 2024, Gjermania ka filluar t’i japë jetë motiveve të Euro 2024-s, aktiviteti më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër.

Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Evropiani pas Francë 2016-ës, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë duke qenë se u kualifikuam të parët e grupit tonë, duke lënë pas skuadra më të mëdha si Republika Çeke dhe Polonia. Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, SportCentrum Kaiserau dhe atje përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë atje nga 10 qershori.

Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundi të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizenjuar në metro.

Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Evropianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg. Përpara ndeshjeve zyrtare Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Kilin në Parma të Italisë dhe në Solna përballë Suedisë.

Pikërisht për këtë të fundi, takim që do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friend Arena”, sot kanë dalë biletat në shitje, rreth 1500 do të jen në dispozicion për tifozët shqiptarë dhe do të kushtojnë rreth 9000 lekë.

Ndërkaq ditën e sotme Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar në krye të bankinës ish-sulmuesin danez të Milanit, John Dalh Tomason si trajnerin e parë.

47-vjeçari hynë në histori si trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e përfaqësueses së Suedisë. Ai do të debutojë në miqësoren me Portugalinë, më 21 mars, ndërsa katër ditë më vonë Suedia do të luajë me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *