Shqipëria sot nis rrugëtimin e saj në Euro 2024.
Kuqezinjtë ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian do ta luajnë në kuadër të grupit B me kampionin në fuqi evropian, Italinë.
Lojtarët e udhëhequr nga Sylvinho arritën që Shqipërinë ta kualifikojnë për herë të dytë në histori në finalet e Kampionatit Evropian, aty ku sot pritet një mbështetje maksimale nga tifozët.
Sipas parashikimeve dhe raportimeve edhe nga mediat e huaja “Muri i Verdhë” i stadiumit “Signal Iduna Park” i Dortmundit sot do të jetë tërësisht me ngjyrat kuqezi, pasi thuhet se rreth 50 mijë tifozë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium, karshi 30 mijë italianëve që do të jenë në tribuna.
Ndeshja e sotme zhvillohet nga ora 21:00, kurse para fillimit të takimit janë publikuar formacionet zyrtare.
Ja 11’shet startuese: