Futbolli është gati të rikthehet edhe në Itali.
Klubet po planifikojnë gjithashtu të ardhmen e tyre, për një merkato që do të hapet në shtator.
Milani vazhdon kërkimet për talente të rinj, pas projektit të imponuar nga pronari i ri.
Martin Odegaard, mesfushori teknik në pronësi të Real Madridit, gjithashtu, ka përfunduar në listën e blerjeve kuqezi.
Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, kuqezinjtë do të ulen përsëri në tryezë me “Los Blancos” për të diskutuar mbi “biznesin” e ri, pas atij të Hernandez, “hitit” më të mirë të sezonit të kaluar për “Djallin”.
Ndër objektivat e drejtuesve të Milanit është edhe Jovic, i cili me fanellën e bardhë ka gjetur më pak hapësirë sesa pritej.
Serbi mund ishte një zgjidhje e duhur për sulmin kuqezi, pas Ibrahimovic.
Diskutimi mund të përfshijë gjithashtu Odegaard, një talent i ri norvegjez, i cili shpërtheu në sezonin aktual me fanellën e Real Sociedad, me 7 gola dhe 8 asiste në 28 ndeshje.
Djaloshi vlerësohet rreth 40 milionë euro nga Real Madridi, por kuqezinjtë mund ta huazojnë fillimisht, me të drejtën e blerjes.
Vetë lojtari tashmë ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar rritjen larg Madridit, ku e di se nuk mund të gjejë shumë hapësira.
Odegaard tregoi gjërat më të mira në La Liga duke luajtur si mesfushor në modulin 4-1-4-1, por ai mund të luajë edhe si sulmues i maskuar.
Një lojtar me karakteristika teknike, që shkojnë mirë me filozofinë e Rangnick, kandidati kryesor stolin e Milanit nga sezoni i ardhshëm.