Kupat e Anglisë me format të ri

Kupa e Anglisë, FA Cup, nuk do të ketë më ndeshje kthyese që nga sezoni i ardhshëm, ndërsa as në gjysmëfinale të Carabao Cup s’do të ketë më ndeshje kthyese. Këto vendime u morën nga Federata e Futbollit, në mënyrë që të lehtësohet presioni mbi futbollistët shkaku i agjendës së ngarkuar.

FA Cup do ta nisë sezonin e ri më 1 shtator me ndeshjen e rundit preliminar, ndërsa finalja është përcaktuar të zhvillohet në Wembley më 15 maj të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

Rundi i parë është caktuar të zhvillohet më 5 shtator, ndërsa tri rundet vijuese do të zhvillohet në mesjavët pasuese nga 15 dhe 16 shtatori.

Orari i ndeshjeve për sezonin 2020/21 të ligave të futbollit në Angli pritet të zbulohet më 21 gusht, në mënyrë që klubet e niveleve më të ulëta të kenë kohë të përgatiten për ndeshjen e rundeve të para të kupave të Anglisë.

BBC Sport raporton se edhe orari i ndeshjeve të sezonit të ardhshëm të Premierligës do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.

Federata e Futbollit e Anglisë gjithashtu ka bërë të ditur se shuma si shpërblim për fituesin e kupës do të përgjysmohet shkaku i krizës së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *