Është hedhur shorti i Kupës FA për raundin e gjashtë, ku priten të jenë ndeshje të lehta për ekipet kryesore të Premier Ligës.
Liverpool do jenë mysafirë të Nottingham Forest ose Huddersfield, ndeshje kjo që pritet të jetë e lehtë për ekipin e Jurgen Klopp, së paku në letër.
Chelsea gjithashtu do të përballet me një rival tjetër që është i lehtë së paku në letër. Ata luajnë ndaj Middlesbroughut. Ndeshja pak më e vështirë mund të jetë për Manchester Cityn, pasi ata do përballen me Southamptonin e Armando Brojës.
Ekipi i Pep Guardiolës po kalon në një sezon spektakolar dhe rezultate poztive do presin edhe ndaj rivalit të tyre në Kupën FA.