Kupa e Kosovës: Shokohet Gjilani, eliminohet nga skuadra e Ligës së Parë

Një rezultat befasues ka ndodhur sot në ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Gjilanit është eliminuar në këtë fazë nga skuadra e Ligës së Parë, Istogu duke u mposhtur me rezultat 2:0.

Padyshim ky është një dështim i madh për Gjilanin i cili shpresat e vetme për të dalë në Europë e kishte përmes Kupës, shpresa këto që u shuan qysh sot.

Në takimet tjera, Trepça ’89 e ka mposhtur thellë Ferizajn 4:0, derisa kualifikimin e ka siguruara A&N që e mundi Flamurtarin me rezultat 1:0.

Një takim shumë i luftuar është ai ndërmjet Arbërisë e Feronikelit, derisa në fund ka festuar Feronikeli pasi fitoi me rezultat 0:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *