KB Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Pejanët para pak çastesh e kanë fituar ndeshjen çerekfinale ndaj Prishtinës në palestrën “Karagaçi” në Pejë, shkruan Demokracia.com.
Rezultati final i përballjes ishte 91:86 në favor të “Shqiponjave” të cilët në fund iu gëzuan fitores.
Me këtë fitore, Peja ka kaluar në gjysmëfinale ku do të përballet me Trepçën, që më herët e eliminoi Rahovecin.
Kapiteni i Pejës, Dardan Berisha ishte më i merituari për këtë fitore. Berisha e përfundojë ndeshjen me 34 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Ndërsa, kontribut dhanë edhe Edgar Garibay (20) e Tyrone White (19).
Te Prishtina, u veçua Dachon Burke me 22 pikë të shënuara, i përcjellë nga Dachon Burke e Lejson Zeqiri që realizuan nga 20 pikë secili por që nuk mjaftuan për të shkuar tutje në Kupën e Kosovës.