Kupa e Kosovës: Dy ndeshje fantastike sot, Malisheva dhe Ballkani premtojnë spektakël në ‘Liman Gegaj’

Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës çerekfinaliste në Kupën e Kosovës.

Malisheva – Ballkani dhe Vjosa – Suhareka janë dy sfidat që do të luhen ditën e sotme.

Në stadiumin ‘Liman Gegaj’, pritet një spektakël i madh mes Malishevës dhe Ballkanit, dy skuadrave që janë pretendente për ta fituar plotësisht trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar.

Ditën e djeshme, Prishtina dhe Drita siguruan kalimin në gjysmëfinale, kurse dy takimet e sotme luhen me fillim nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *