Inter pasi arritën fitore 2:0 ndaj Romës kërkojnë të arrijnë edhe në finalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.
Ekipi i Piolit gjithashtu morën fitore 4:0 ndaj Lazios për të arritur në këtë super gjysmëfinale.
Të dy skuadrat do kërkojnë fitoren pasi duan të jenë në finalen e Kupës së Italisë.
Gjysmëfinalja në Itali luhet në dy ndeshje. Rregullat për golin mysafir janë larguar në Ligën e Kampionëve, por jo edhe në Itali.
Edhe përkundër faktit që dy rivalët e qytetit e kanë një stadium të vetëm, në këtë rast Milani cilësohet si skuadra e cila luan sot në shtëpi.
Rregullorja e Italisë thotë: “Skuadra që ka shënuar numrin më të mash të golave në total gjatë dy ndeshjeve do të kualifikohet në finale. Në rast se numri total i golave është i barabartë, ekipi që ka shënuar më shumë gola jashtë do të avancojë”, përcjell lajmi.net.
Ndeshja në mes Milani dhe Interit luhet sonte me fillim nga ora 21:00.