Kupa e Italisë rinis të premten me Juventus-Milan dhe ndryshon emër!

ROME, ITALY – MAY 14: Tim Cup Trophy before the press conference at Stadio Olimpico on May 14, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images for Lega Serie A)

Futbolli në Itali do të rinisë zyrtarisht ditën e premte, pas ndërprerjes për shkak të Covid-19.

Ndeshja e parë absolute do të luhet mes Juventusit dhe Milanit në “Allianz Stadium”, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë, ora 21:00.

Ndeshja e dytë do të luhet të shtunën më 13 qershor, ora 21:00, në “San Paolo” mes Napolit dhe Interit (gjithashtu gjysmëfinale kthimi në Kupë). Të mërkurën me 17 qershor do të jetë radha e finales së Kupës, në “Olimpico” të Romës.

Por, tani Kupa e Italisë nuk do të quhet më “Coppa Italia Tim”, por “Coppa Italia Coca Cola”, pasi Liga e Serie A ka arritur akord me firmën prodhuese të pijes më të dashur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *