Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit me fitoren e skuadrës së Anrea Pirlos me rezultat 2-1.
Ndeshja u zhvillua të martën në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe edhe më tutje pa praninë e tifozëve.
Interi e nisi mirë takimin duke gjetur golin e epërsisë pas vetëm 9 minutave lojë me golin e Lautaro Martinez.
Pas këtij goli, Juventusi u tregua skuadër më e vendosur dhe më konkrete dhe arriti që ta përmbysë rezultatin.
Fillimisht në minutën e 26’ Cristiano Ronaldo e barazoi rezultatin në 1-1 nga penalltia dhe pastaj po i njëjti e kaloi Juventusin në epërsi në minutën e 35’ pas një gabimi të Bastonit në mbrojtje.
Ndeshja kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet më 9 shkurt në Torino.