Grupi E në Kupën e Afrikës ka prodhuar befasi të mëdha.
Bregu i Fildishtë ka mposhtur bindshëm skuadrën e Algjerisë për të fituar grupin E si dhe për të lënë të fundit në tabelë Algjerinë e cila eliminohet nga Kupa e Afrikës.
Bregu i Fildishtë ka triumfuar me rezultat të thellë 4-1 ndaj Algjerisë.
Golat u realizuan nga Franck Kessie 22′, Ibrahim Sangare 39′, Pepe 54′ dhe Haller 90+3′, teksa për Alergjinë golin e nderit e shënoi Sofiane Bendebka në minutën e 73-të.
Në duelin tjetër, Guinea Ekuatoriale ka mposhtur me rezultat minimal Sierra Leonen duke e siguruar kështu kualifikimin direkt në fazën eliminuese, e cila u poziconua në vend të dytë në tabelë.
Golin e vetëm për Guinenë e realizoi mesfushori Pablo Ganet në minutën e 38-të.
Tabela përfundimtare e grupit E nënkupton se Bregu i Fildishtë përfundon grupin si lider me 7 pikë, Guniea Ekuatoriale e dyta me 6 pikë, kurse Sierra Leone e treta me dy pikë që shpreson një vend nëpërmjet vendeve që do të luajnë të pozitës së tretë. Algjeria ndërkohë eliminohet nga turneu si e fundit në tabelë me vetëm 1 pikë të mbledhur.