Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në “play-off” të Botërorit, shmanget Kosova

Shqipëria është një hap larg vendit të dytë në Grupin K, i cili siguron pjesëmarrjen e kuqezinjve në fazën “Play Off” të Botërorit 2026.

Sipas asaj që raporton portali “Football Meets Data”, Kombëtarja jonë do të jetë pjesë e vazos së tretë, së bashku me Sllovakinë, Rumaninë dhe Kosovën, duke shmangur një përballje me këtë të fundit.

Nëse ndodh kështu, Shqipëria do të ndeshet me një skuadër nga vazo e dytë, që momentalisht projektohen Uellsi, Hungaria, Skocia dhe Republika Çeke.

Siç raporton portali i statistikave, kuqezinjtë kanë 17% shanse që të ndeshen me Hungarinë, shkruan tch.

Një tjetër faktor negativ do të jetë fakti që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet jashtë për arsye se ndodhet në vazon e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *