Drita sot do të mësojë kundërshtarin për rrethin e dytë të Ligës së Evropës.
Kampioni në fuqi mund të përballet me skuadra mesatare, të cilat nuk janë të pakalueshme.
Ararat e Armenisë, Connah’s Quay e Uellsit, Fola Esch e Luksemburgut, Sileksi i Maqedonisë së Veriut, Buduçnosti i Podgoricës, Dinamo Tbilisi e Gjeorgjisë dhe Astana e Kazakistanit, janë kundërshtarët e mundshëm.
Shorti do të hedhet sot në Nyon në ora 13:00.