Lionel Messi dështoi të shënojë gol apo të dhurojë asist në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Valladolidit të hënën, për herë të parë në një ndeshje të ligës që prej 16 dhjetorit.
Pas një kohe të vështirë dhe zhgënjyese në vitin 2020, Messi ka mahnitur në vitin 2021, qoftë edhe për standardit e lartë të lojës së tij, duke shënuar apo asistuar në çdo lojë në La Liga për disa muaj rresht, raporton GE.
Ousmane Dembele e shënoi golin e vetëm në çastet e fundit kundër Valladolidit në Camp Nou, i cili ia siguroi Barçës një fitore tejet të rëndësishme në garë për titull, duke e parë humbjen e liderit Atletico Madrid një ditë më parë.
Messi nuk e përgatiti atë gol, por ia mbajti skuadrës një fjalim frymëzues në tunel para fillimit të pjesës së dytë.
Ndeshja e djeshme ndaj Valladolidit ishte e para që Messi dështon të shënojë apo asistojë që prej 16 dhjetorit 2020 në barazimin 2:2 me Real Sociedadin.
Që prej asaj ndeshjeje, Barça i zhvilloi 16 takime në ligë, në dy prej të cilave Messi mungoi shkaku i kartonit të kuq kundër Eibarti dhe shkaku i lëndimit kundër Elches.
Në të gjitha ndeshjet e tjera që Messi luajti, pra në 14 sosh, nga dhjetori deri në prill, argjentinasi i shënoi 18 gola dhe i dhuroi 8 asiste.
Golat dhe asistet e tij bënë që Barcelona ta ngushtojnë epërsinë e liderit Atletico Madrid nga 12 pikë sa ishte më 16 dhjetor në vetëm një pikë më 5 prill.
? Lionel Messi failed to score or assist in a league match for the first time since ???????? ?? in last night's win over Real Valladolid pic.twitter.com/TqYGbEY3Gt
— WhoScored.com (@WhoScored) April 6, 2021