Kuka reagon pas triumfit të Nora Gjakovës: Gjeorgjia nuk e njeh shtetin tonë por Nora i tregoi kush jemi

Xhudistja kosovare Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Gjeorgji në Grand Slamin e Tbilisit.

Nora shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke i fituar të gjitha meçet.

Në finale, 28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike.

Pas këtij trimfi ka reaguar trajneri i Norës, Driton Kuka duke shkruar se me ujë, zjarr dhe xhudon e Kosovës nuk ka lojë:

“1000 Pike Olimpike!

Medalja e artë e Nores!

Grand Slam Tbilisi

Me ujë,zjarr e me xhudon e Kosovës ska lojë!

Se njohin shtetin tonë ende por atje Nora Gjakova fort e mirë ju tregoj vlerat tona.

Vlerat janë në arena sportive atje ku ndërtohet imazhi i popullit tonë e jo ndryshe!

Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *