Kuka e Zekaj kualifikohen në çerekfinale, Kullashi eliminohet në luftën e parë

Loriana Kuka dhe Shpati Zekaj janë kualifikuar në çerekfinale të European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mundi xhudisten turke, Serdem Daharli.

Kuka është njoftuar edhe me kundërshtaren në çerekfinale. Ajo do të përballet me holandezen, Lieke Derks. Kujtojmë se Kuka po garon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Çerekfinalen e ka siguruar edhe xhudisti tjetër kosovar, Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Ai kaloi pa luftë në raundin e parë, kurse në të dytin mposhti xhudistin gjerman, Daniel Herbst. Ne çerekfinale, Zekaj do të përballet me italianin, Enrico Bergamelli.

Në anën tjetër, xhudisti kosovar, Arbër Kullashi është eliminuar qysh në luftën e parë në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Ai kaloi pa garuar raundin e parë dhe u mposht në të dytin nga xhudisti azer, Magerram Imamverdiev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *