“Old Trafford”, do të jetë arena ku do të përballen dy gjigantët e Manchesterit.
United dhe City, do të përballen sot me fillim nga ora 17:30.
Kjo përballje mes ‘titanëve’ të futbollit anglez transmetohet drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës Artmotion.
“Djajtë e kuq” aktualisht gjenden në vendin e 13-të me 37 pikë.
Derisa “Citizens”, janë në vendin e pestë me 51 pikë.
Mes këtyre dy skuadrave, janë zhvilluar 195 ndeshje zyrtare.
Nga këto, Manchester United, i ka fituar 80, City 60 dhe 54 kanë përfunduar me barazim.