Kualifikohet Atletico, Bayern dhe City fitojnë edhe pa titullarët (Video)

Atletico Madrid ka mundur 2-0 Salzburgu-n në transfertë dhe ka siguruar një vend në 1/8-at e Champions League. Austriakët duhet të ngushëllohen me pjesëmarrjen në Europa League.

Një gol për çdo pjesë loje për Colchonero-s.

Hermoso ka hapur ndeshjen në të 39-ën, ndërsa Carrasco e ka mbyllur në të 86-ën. Një fitore që i ka ndihmuar spanjollët të sigurojnë vendin e dytë në Grupin A.

Grup që shtë fituar nga Bayern Munich. Bavarezët kanë marrë sot fitoren e radhës pasi ka mundur 2-0 Lokomotivën e Moskës, skuadra e vendit të fundit.

Një fitore e lehtë për kampionët e Europës në fuqi edhe pse shumë titullarë janë lënë pushim nga trajneri Flick. Sule (63′) dhe Choupo-Moting (80′) kanë qenë autorët e golave.

Fitore edhe për Manchester City-n, që e ka mbyllur Grupin C në vendin e parë me 16 pikë. Qytetarët kanë mposhtur me lehtësi 3-0 Marseille në shtëpi, pavarësisht rotacionit të madh të bërë nga Pep Guardiola.

Torres (48′), Aguero (77′) dhe Sterling (90′) kanë qenë autorët e golave.

Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Olympiakos dhe Porto-s, është fituar 2-0 nga portugezët. Otavio (1”, pen) dhe Uribe (77′) kanë shënuar për miqtë. Grekët kualifikohen në Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *