Futbollistët e Ballkanit të Suharekës janë në epërsi pas 45 minutave të para si mysafirë kundër skuadrës La Fiorita nga San Marino.
Ndeshja është e vlefshme në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, pasi më herët Ballkani dështoi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Golat për kampionin e Kosovës i shënuan Meriton Korenica në minutën e 6-të dhe Albion Rrahmani në minutën e 23-të.
Vlen të theksohet se trajneri Ilir Daja ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshjet e para, ku në ekipin startues ka vendosur Rrahmanin në vend të Albin Berishës.