Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 zhvillon sot ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e pret në shtëpi Anglinë U21, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2023 U21.
“Dardanët” e rinj do të synojnë që të bëjnë të pamundurën dhe të befasojnë anglezët, kurse këta të fundit do të kërkojnë që të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.
Momentalisht, të dy kombëtaret i ndajnë plot 11 pikë në Grupin G, ku Kosova renditet në vendin e tretë me 11 pikë të arkëtuara, krahas Anglisë që zë vendin e parë me gjithsej 22 pikë të tubuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në shtator të vitit të kaluar, ku asokohe Anglia shënoi fitore me rezultat 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Kosova U21 (4-2-3-1): Nreca-Bisinger; Sadriu, Zumberi, Hoti, Krasniqi; Zyba, Krasniqi; Veliu, Neziri, Zeqiri; Zabergja
Anglia U21 (4-3-3): Trafford; Aarons, Hill, Harwood-Bellis, Thomas; Ramsey, Elliott, Doyle; Gordon, Archer, Lewis-Potter