Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, është i huazuar te skuadra e SPAL-it. Ai vendosi të largohej në verë nga Atalanta, pasi trajneri Gian Piero Gasperini kishte vendosur t’i besonte portën portierit italian Pierluigi Gollini.
Shtatlarti shqiptar do të rikthehet në Bergamo, pasi nuk do të vazhdojë me SPAL-in. Berisha ka treguar vlerat e tij me inferiorët e Serie A. Gollini do të largohet në verë, pasi kërkohet nga Tottenhami dhe disa ekipe në Angli dhe portieri shqiptar pritet të rivalizojë për pozicionin e titullarit.
Gazzetta dello Sport shkruan se Berisha mund të rivalizojë me Mattia Perin. Ky i fundit nuk ka luajtur aspak te Juventusi, por u huazua te Genoa për të marrë minuta. Ai do e donte largimin nga skuadra e Juves drejt Atalantës, sidomos kur merr minuta.