Kryeziu ishte i pranishëm në konferencë për media së bashku me trajnerin e përkohshëm Muharrem Sahiti dhe sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu.
Kryeziu tha se nuk janë të kënaqur me paraqitjen ndaj Shqipërisë dhe do provojnë të fitojnë ndaj Sllovenisë.
“Nesër do kemi ndeshje të vështirë ndaj Sllovenisë, do provojmë të japim maksimumin ndaj një kundërshtari mjaftë të fortë”.
“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjen ndaj Shqipërisë dhe do provojmë të reagojmë nesër”.
“Është e vërtetë që nuk kemi gjasa për pozitën e parë, por duam të mbesim në këtë ligë dhe të mos jemi në fund”, deklaroi ai në konferencë për media.
Takimi mes Sllovenisë dhe Kosovës zhvillohet nesër në ora 20:45.