Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë.
Pas ndeshjes, kryetari i FFK-së, Agim Ademi publikoi foto me tifozët dardanë që ishin prezent në stadium.
“Edhe pas ndeshjes bashkë me Dardanët.Ishin këta luana dardanë që brohoritën dhe përkrahën futbollistët tanë deri në minutat e fundit përkundër humbjes dhe nuk ranë pre e provokimeve të shumta nga tifozët vendas. Bravo djema jeni më të mirët!Bashkë për futbollin deri në fund. Sukseset pashmangshëm do të vijnë!”, tha Ademi.