Trepça ’89 dhe Dukagjini sot zhvillojnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme të sezonit.
Këto dy skuadra takohen sot në finalen e barazhit, me skuadrën fituese që siguron pjesëmarrjen në Superligë për sezonin e ri.
Dukagjini në javën e kaluar mposhti Flamurtarin në barazhin e Ligës së Parë, teksa tani i nevojitet edhe fitorja ndaj “Xehtarëve” për të siguruar rikthimin në elitën e futbollit kosovar.
“Zeri.info”, ka raportuar se kryetari i tyre, Fabian Veseli, u ka premtuar futbollistëve dhe stafit një premi prej 60 mijë eurove, nëse fitojnë sot dhe sigurojnë rikthimin në Superilgë.
Me këtë premi, KF Dukagjini dëshmon se e ka seriozisht ndeshjen e sotme dhe rikthimin e tyre në elitë.
Kujtojmë se ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.