Kryetari i Dardanëve ka një thirrje për tifozët para ndeshjes me Greqinë

Kosova sot ka një ndeshje të madhe ku ndeshet me Greqinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022.

Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pas një kohë të gjatë në stadium do të lejohen edhe tifozët.

Gjithsesi, numri është i kufizuar vetëm 10 përqind që i bie diku 1300, Dardanë do të jenë në stadium, derisa kryetari i tyre Lulëzim Berisha përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar rreth biletave por edhe hyrjes në stadium.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Dita e lojes…

Sqarim: Te gjitha biletat kan qene gratis edhe gratis jan ckep te te gjithe tifozet tane ne krejt qytetet. Te gjithe tifozet jane pajis me maice duks dhe shalle.

Ne hyrje ju duhet me pas kartonin e vaksinimit, ose testin pcr 72 ore, ose test antigjen 48 ore.

Mos i hupni biletat e lojes, se ajo do sherbej me vone per me udhetu ne qytete per shkak te ores policore.

Mos u afroni te hyrjet e stadionit pa rekuizita te Dardaneve se nuk hini mrena hiq. Kosovës i duhet perkrahja jone me shume se kurr.

Forca Kosova, Forca Dardanët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *