Kroacia përfundon Kupën e Botës në vendin e tretë, Maroku ‘përshëndetet’ me humbje

Kroacia ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të Kampionatit Botëror për vendin e tretë ndaj Marokut.

Ballkanasit arritën fitore me rezultat 2-1.

Gvardiol ishte ai që e hapi serinë e golave në minutën e 7’të të takimit.

Vetëm dy minuta më pas, Dari shënoi me kokë për të barazuar shifrat 1-1.

Pak para përfundimit të pjesës së parë në minutën e 42’të Orsic realizoi një gol maestral me një goditje të bukur teknike.

Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve asnjëra nga kombëtaret nuk arriti të tund rrjetat, kurse rezultati mbeti 2-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *