Kroacia e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së ‘Euro 2020’ pas fitores ndaj Skocisë (3-1).
Skuadra ballkanike ka arkëtuar katër pikë pas tri xhirosh në Grupin D dhe falë golaverazhit është pozicionuar më mirë se Republika Çeke.
I asistuar nga Ivan Perisic, Nikola Vlasic e zhbllokoi rezultatin pas 17 minutash lojë, megjithatë në fund të pjesës së parë (42’), Callum McGregor i barazoi shifrat.
Në gjysmën e dytë, Luka Modric pranoi një top nga Mateo Kovacic për të shënuar një gol të bukur që riktheu epërsinë e kroatëve (62’).
Ivan Perisic shënoi golin e sigurisë (77’) falë asistimit nga Modric që siguroi kualifikimin e Kroacisë nga vendi i dytë falë golaverazhit më të mirë.
Republika Çeke po ashtu u kualifikua me katër pikë, derisa Skocia është eliminuar me vetëm një pikë të arkëtuar në Grupin D.