Shqipëria ka arkëtuar pikën e parë në Kampionatin Evropian Euro 2024, teksa sot ka barazuar me Kroacinë me rezultat 2-2.
Kuqezinjtë e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, madje ishin superior ndaj Kroacisë në pjesën e parë. Të përzgjedhurit e Silvinjos e gjetën golin e avantazhit pas vetëm 11 minutave lojë kur Qazim Laçi shënoi për 1-0 me kokë pas asistimit nga Jasir Asanin, rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Shqipërinë, por 15 minutat e fundit të ndeshjes ishin fatale. Në minutën e 74’, shifrat në 1-1 Kramaric, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Gjasula realizoi autogol për t’i dhënë kështu goditjen fatale Shqipërisë.
Kur po mendohej se Shqipëria po pësonte humbjen e dytë në këtë grup, në skenë doli Gjasula duke barazuar 2-2 në minutat shtesë.
Me këtë barazim, ka një pikë në grupin B duke u renditur e treta në grupin B, ndërsa do ta zhvillojë edhe ndeshjen e fundit të grupit, atë kundër Spanjës.