Kreu i FFK-së takoi kryetarët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur kryetarët e Lidhjeve Rajonale të Futbollit të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen aktuale të futbollit në Kosovë, por edhe për shumë elemente tjera në lidhje me zhvillimin dhe përparimin e këtij sporti me shtrirjen më të gjerë në vend. Ashtu siç kishte marrë miratimin nga KE, Ademi mori edhe përkrahjen e LRF-ve për kandidaturën e tij për mandatin e ardhshëm katërvjeçar në krye të FFK-së.

Kryetarët e regjioneve u shprehën të kënaqur me punën që presidenti Ademi ka realizuar gjatë këtyre viteve, derisa u zotuan se do ta mbështesin fuqishëm edhe në mandatin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *