Krerët e FFK-së në finalen e Championsit në futsall, Duka ia dorëzon trofeun Barçës

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe u.d.sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj kanë marrë pjesë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve në futsall, ndërmjet Barçës dhe Sportingut, që u zhvillua sot në Riga të Letonisë.

I pranishëm në këtë event ishte edhe presidenti i FSHF-së, njëherësh anëtar i KE të UEFA-s, Armand Duka.

Fituese e këtij trofeu doli Barça, e cila për herë të katërt arriti të kurorëzohet si kampione evropiane, duke e mposhtur skuadrën portgueze, 4:0.

Në fund trofeun kapitenit të skuadrës katalonase, Sergio Lozano ia dorëzoi Armando Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *