Kovacic: Futbolli ka surpriza, ka shumë momente ku mund të frymëzohem, nuk do dorëzohemi deri në fund

Real Madrid dhe Chelsea do të përballen nesër në ndeshjen e kthimit të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” kanë avantazhin nga ndeshja e parë duke fituar në Stamford Bridge me rezultatin 3-1.

Para takimit të nesërm që zhvillohet nga ora 21:00, mesfushori i Chelseat, Thomas Tuchel ka mbajtur konferencë për media.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë dhe rezultati nuk ishte i mirë, por ka shpresë, ne jemi të motivuar dhe do të japim më të mirën tonë”, tha fillimisht Kovacic në konferencë për shtyp.

“Ka shumë rikthime nga të cilat mund të marr frymëzim. Më kujtohet kur humbëm 2-0 kundër Wolfsburgut me Real Madridin dhe më pas në Bernabeu u kthyem 3-0. Chelsea humbi 3-1 kundër Napolit dhe më pas u kthye. Futbolli ka gjithmonë surpriza”, shtoi ai.

Mesfushori i Chelseat foli edhe për bashkëkombasin e tij, Luka Modric, për të cilin pati fjalë të mëdha.

“Ai ka qenë gjithmonë po aq i mirë sa është tani. Pse është kaq i mirë? Ai e do futbollin dhe është profesionist çdo ditë. Ishte mirë ta pashë atë një ditë tjetër dhe të luaja kundër tij. Unë gjithmonë preferoj ta kem atë në skuadra ime, por nesër ne do të përpiqemi të fitojmë dhe të shkojmë në raund”, përfundoi kroati.

Kujtojmë që fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e duelit tjetër mes Atletico Madrid dhe Manchester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *