Kosovës i shtohet edhe një mungesë për ndeshjen kundër Maltës

Pas Vedat Muriqit, Samir Ujkanit, Lorik Eminit, edhe një mungesë tjetër i shtohet Kosovës.

Me rekomandim të stafit mjekësor të ekipit Kombëtar, futbollisti i Hammarby IF, Astrit Selmani, nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme miqësore kundër Maltës.

Përkundër dëshirës së madhe të futbollistit që të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes për këtë ndeshje, ky i fundit pas ekzaminimeve mjekësore dhe rekomandimit të stafit mjekësor ka vendosur që të mos rrezikojë me aktivizimin e tij, në mënyrë që ai ta kalojë sa më shpejtë këtë lëndim të lehtë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve janë të gatshëm për miqësoren e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *