Kosovë – Shqipëri, përballje miqësore për nder të 17 Shkurtit

Federata e Futbollit e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit për të organizuar një ndeshje miqësore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë për nderë të Pavarësisë së Kosovës.

Siç mëson Demokracia.com, ndeshja pritet të luhet me 16 shkurt në fushën me bari artificial në Brestovik të Pejës.

Përveç mysafirëve të shumtë dhe ish yjeve të futbollit kosovar dhe atij të Shqipërisë, mysafir i FFK-së pritet të jetë edhe numri një i FSHF-së, Armand Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *