“Kosovë mirë se ju gjetëm”, FFK-ja mirëpret yjet e rinj dardanë me një video të veçantë

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje miqësore këtë muaj.

Ata do të presin Armeninë dhe Komorosin, me të dyja ndeshjet që do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme, FFK-ja publikoi një video të veçantë ku mirëpret yjet e rinj, që do të bëjnë paraqitjen e parë me Kosovën.

Në video janë lojtarët si Bledian Krasniqi i Zurichut, Florian Haxha i Kapfenberger SV-së si edhe Ron Raçi i Prishtinës, të cilët do të debutojnë për herë të parë me fanellën dardane.

Kujtojmë se Kosova nis ndeshjen e parë me Armeninë, të premten, ndërsa me Komorosin javën e ardhshme.

https://www.facebook.com/share/v/1CRnBk6QYc/?mibextid=wwXIfr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *