Kombëtarja e Kosovës nesër do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse do të presin Greqinë. Kjo do të jetë ndeshja e dytë në Grupin 2 në Ligën C.
Dy kombëtaret në fjalë momentalisht e udhëheqin në këtë grup. Kosova është e para me tri pikë, aq sa ka edhe Greqia si e dyta.
Kjo do të jetë hera e pestë që ekipet kombëtare të këtyre shteteve përkatëse do të përballen mes vete.
Greqia ka fituar një nga përballjet e mëparshme, teksa tri ndeshjet e tjera janë mbyllur baras.
Rezultatet nga ndeshjet direkte mes Kosovës dhe Greqisë:
Më poshtë ua sjellim edhe moshën mesatare, vlerën në treg të të dyja ekipeve bazuar në vlerën e futbollistëve të ftuar, pozicionimin në ranglistën e FIFA-s dhe formën nga ndeshjet e fundit.
Mosha mesatare: 25.5 është mosha mesatare e futbollistëve të Kosovës – 26.6 është mosha mesatare e Greqisë.
Vlera: 71.40 milionë euro vlera e Kosovës – 126 milionë euro vlera e Greqisë.
Pozitat në ranglistën e FIFA-s: Kosova ndodhet në pozitën e 107-të – Greqia në pozitën e 55-të.
Forma nga 5 ndeshjet e fundit: Kosova ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Greqia ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.