Kosova sot nis rrugëtimin e saj në epokën e re të menaxhimit me trajnerin francez, Alain Giresse, ku do ballafaqohet me Burkina Fason në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.
Giresse erdhi në pozitën e të parit të Kosovës, pas shkarkimit të Bernand Challandes i cili dështoi të arrinte rezultate pozitive me “Dardanët” në periudhën e fundit të udhëheqjes së tij.
Kompania e madhe e basteve, “bet365”, ka publikuar kuota për këtë ndeshje.
Sipas kësaj kompanie, Kosova konsiderohet favorite për të fituar takimin ku ka kuotën 1.95, barazimi ka kuotë 3.30, kurse fitorja e Burkina Fasos konsiderohet e vështirë duke kuotuar me 3.40.
Kosova me 29 mars do të përballet edhe me Zvicrën në ndeshjet tjetër miqësore të muajit mars.