Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kosovës u21 dhe Andorras u21, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2023.
Ndeshja e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është mjaftë cilësore dhe shumë e luftuar por që ende nuk është shënuar asnjë gol.
Kosova pati pak raste të mira për gol, por as Andorra nuk krijoi ndonjë rast që duhet përmendur në këto 45 minutat e para.