Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, mungojnë lojtarët kryesorë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjes me Suedinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Stërvitja është zhvilluar në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.

Në këtë stërvitje kanë munguar lojtarë si Arbër Zenel, Valon Berisha, Vedat Muriqi e Milot Rashica.

Mungesa e tyre ka të bëjë me faktin se ishin të angazhuar në ndeshjen miqësore kundër Lituanisë të cilën Kosova e fitoi me rezultat 4 – 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *