Pas barazimit me Sllovakinë (1:1) dhe fitores bindëse ndaj Ukrainës (4:0), djemoshat dardanë barazuan në ndeshjen e tretë kundër Maltës (2:2), rezultat ky që i mjaftoi për ta siguruar pozitën e parë në Grupin 7.
Malta kaloi e para në epërsi, kur në minutën e gjashtë, Matthias Fenech zhbllokoi rezultatin. Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj me dy gola për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh 2:1. Fillimisht, Eliot Bujupi shënoi nga penalltia në minutën e 39-të, të cilën e siguroi Elvir Gashijani, përpara se tre minuta më vonë të realizoi golin e epërsisë. Këtë herë, shënues ishte Dior Gërbovci (42’).
Megjithatë, në pjesën e dytë, saktësisht në fund të ndeshjes, Malta shënoi edhe një herë dhe barazoi rezultatin për ta marrë pikën e parë në grup. Golin për Maltën, e shënoi kapiteni Lucas Caruana nga penalltia, të cilën e shkaktoi Alpi Shahini në minutën e 82-të.
Dardanët e rinj përfunduan në pozitën e dytë me pesë pikë të grumbulluara nga tri ndeshje, me Ukrainën që avancoi nga vendi i parë me një pikë më shumë.