Kombëtarja e Kosovës në futboll sot nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të ndeshet me Jordaninë sfidë kjo miqësore e cila do t’í shërbej trajnerit Primozh Gliha ta përgatisë skuadrën për takimin e së dielës kundër Greqisë në Athinë.
Për trajnerin slloven ky është takimi I parë nën drejtimin e Kosovës që zëvendëson të shkarkuarin Bernard Challandes, dhe ai pritet të bëjë më të mirën në bankinën dardane.
Tashmë edhe kompanitë e basteve e kanë dhënë verdiktin e tyre, duke e bërë favorite Kosovën përballë Jordanisë.
Kështu fitorja e Kosovës kap kuotën 1.60 ndërsa ajo e Jordanisë 5.0. Barazimi është 3.60.