“Dardanët” pas humbjes në shtëpi ndaj Suedisë, do bëjnë çmos për të dal me rezultat pozitiv nga stadiumi i Sevillas.
Pavarësisht që top yjet janë të gatshëm, vërehet mungesa e portierit Arijanet Muric dhe kapitenit Amir Rrahmani. I pari i suspenduar për arsye disiplinore, derisa i dyti shkaku i lëndimit.
Nëse flasim për Spanjën, jemi në dijeni të skuadrës së tyre me plotë yje botërorë, që nuk dinë për humbje në pesë xhirot e fundit duke regjistruar dy fitore dhe tri barazime.
Përballja që premton spektakël dhe assesi s’duhet humbur zhvillohet në stadiumin “Estadio Olimpico” dhe nis në ora 20:45.