Ka përfunduar gjithçka në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova ka triumfuar në një ndeshje të mrekullueshme ndaj Lituanisë, shkruan GazetaBlic.
“Dardanët” fituan me rezultat 4 me 0, në një ndeshje që mund të shënonin edhe shumë gola të tjerë.
Arbër Zeneli realizoi dy gola, Vedat Muriqi një, si dhe Besar Halimi realizoj një gol shumë të bukur për rezultatin përfundimtar.
Ishte një ndeshje ku djelmoshat kosovarë treguan paraqitje fantastike, me organizim fantastik të ndeshjes nga vija e fundit e deri tek sulmi.
Arbër Zeneli ishte i mrekullueshëm, ku spikata me driblimet e tij fantastike si dhe lojën e mirë me topin në aspektin ofanziv.
Kujtojmë që Kosova luan të dielën ndeshjen e parë ndaj Suedisë në kualifikueset për Kupën e Botës.