Kombëtarja e Kosovës në futboll pas humbjes nga Guinea është rikthyer te fitorja.
“Dardanët” kanë shënuar fitore në ndeshjen e katërt miqësore të këtij muaji kundër Kombëtares së Gambisë.
Të besuarit e trajnerit, Bernard Challandes triumfuan 1-0 kundër afrikanëve.
Golin e vetëm të kësaj ndeshje miqësore e ka shënuar ish-sulmuesi i Ballkanit, Arbër Hoxha përmes një solo-aksioni fantastik nga mesi i fushës në minutën e 80-të.
Vlen të theksohet se vetëm dy minuta më vonë, kombëtarja e Gambisë lëshoi rast të artë, pasi humbën një penallti.
Me këtë përballje mbyllet edhe cikli i ndeshjeve miqësore për Kosovën.
Nga katër ndeshje të zhvilluara, Kosova regjistron tri fitore dhe një humbje.