Kosova ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret e nëntorit.
Alain Giresse ka zgjedhur që t’iu jap mundësi më shumë në miqësoret ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe lojtarëve të rinj.
Lojtarë si Muriqi, Rashica, Muric e Valon Berisha nuk janë në këtë listë.
Në listë shihen emra që janë në formë te skuadrat e tyre si Mirlind Daku, Lirim Kastrati, Rrudhani, Jetmir Topalli.
Poashtu në listë janë ftuar edhe lojtarë nga Superliga e Kosovës si: Lumardh Dellova, Lindon Emërllahu, Muharrem Jashari e Ilir Krasniqi.