Kosova pritet të zyrtarizojë në këtë javë miqësoren tjetër për muajin mars

Kombëtarja e Kosovës do të luajë një ndeshje miqësore me Zvicrën.

Në muajin mars, Zvicra do të përballet me Anglinë, e pastaj edhe me Kosovën.

Ndeshja ndaj Kosovës do të luhet më 29 mras, në Zurich. Megjithatë, Kosova mund të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore gjatë muajit mars.

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti tha për ‘GazetaBlic Sport’ se po presin të konfirmojnë emrin e kombëtares tjetër me të cilën do të përballen “Dardanët”.

“Jemi në diskutime me disa kombëtare dhe faktikisht deri në fund të javës do të dihet gjithçka. Për shkak të kalendarit të ngjeshur në këtë muaj, jo gjithmonë mund të zgjedhim kundërshtarin sipas dëshirës. Preferencat tona janë që të përballemi me një kombëtare nga Evropa, por gjithçka do të finalizohet deri në fund të javës“, tha Sahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *